Shqipëria

Abazoviç nderohet me titullin “Honoris Causa”, Rama e quan “fenomen të veçantë”


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u nderua të premten e 13 janarit me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin profesorët Anastas Angjeli dhe Ardian Civici.

Më pas ceremonia vijoi promovimin e librit të Abazoviç, të titulluar “Kritika e etikës globale”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi homologun e tij si fenomen në politikën ballkanike.

Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen që ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.

“Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër”, u shpreh fillimisht kreu i Qeverisë.

Ai shtoi se nuk e ka lexuar librin, por ka qënë një surprizë shumë e bukur për të.

“Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi ndasitë dhe duke ndërtuar një urë”, ravijëzoi kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore