Kosova

Abazoviç: Mirëpresim përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjëve tanë për të zgjidhur çështjen e Kosovës


Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç, ka thënë se i mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Kosovës e Serbisë për të gjetur një zgjidhje mes dy vendeve.

“Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj politikës së fqinjësisë së mirë dhe beson se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Abazoviç në Twiter.

“Ne inkurajojmë që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur për të kënaqur të gjithë në rajon”, shtoi ai.

Ndryshe, të hënën në mbrëmje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, theksoi se palët janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime shtesë për planin franko-gjerman.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Evropian – propozim që tani titullohet: ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’”, tha Borrell.

Po ashtu është zbuluar edhe zyrtarisht dokumenti i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të njëjtin në Bruksel e kanë pranuar si kryeministri Albin Kurti, ashtu edhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Ky propozim, të cilin e pati publikuar ekskluzivisht Albanian Post, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe garanci shtesë për komunitetin serb në Kosovë. Nuk përmendet njohja reciproke.

Borrell: Takimi tjetër në mars – Kurti dhe Vuçiç u pajtuan me planin franko-gjerman

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore