Lajme

AAK: Qeveria po i ndëshkon ata që mendojnë ndryshe – cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale


Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë, “është skandaloz”.

“Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në këtë reagim theksohet se “shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale. Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu”.

“Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit”.

Por sipas, AAK-së, “populli i Kosovës nuk është i verbër”.

“Ai e sheh dhe e vuan në kurriz degradimin ekonomik, krizën energjetike dhe ngritjen enorme të çmimeve. Ata e shohin në veprim qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, e që korrupsionit i dha model e formë të re”.

AAK bën të ditur se mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen e kësaj partie dhe zotimin e tyre që nuk do të ndalen së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor.

“Nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të”.

 

Po nuk u ekzekutuan pagat do ketë “plotë tensione”, thotë Jasharaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore