Lajme

AAK prezanton programin Zgjedhor


Kryetari i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar Programin Zgjedhor për vitin 2021-2025. Ai u shpreh se partia e tij ka planifikuar një fond prej  1  miliard eurosh për të nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë.

“Programi katër vjeçar është i plotë dhe i kompletuar. E para është ekonomia një plan i detajuar me formulë si të dilet nga kriza e pandemisë me një fond prej 1 miliardë euro”.

Gjithashtu, Haradinaj përmendi disa punë të planifikuara , siç është edhe pronësia mbi Trepçën.

“Kemi rreth 24 punë si Ushtrinë e Kosovës, një nga ngjarjet me rëndësi, pronësinë mbi Trepçën, ku minatorët janë aksionar të 20 për qind të saj. Kemi pavarësinë energjetike të Kosovës. Kryeqytetin e bëri me ligj. Po vonohet ligji për paga që nuk po gjen zbatim me atë të cilit do zgjidhej statusi financiar i mjekëve e policëve”.

Ai u shpreh se “shtylla e tretë lidhet me arsimin, shëndetësinë, sportin në të cilat ka pasur mangësi në menaxhimin e tyre”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore