Lajme

AAK-ja përkrah Vettingun, por s’pret sukses pa konsensus të brendshëm politik


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas takimit të ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se e mbështet procesin e vettingut në drejtësi.

Sipas AAK-së, s’ka besim që procesi do të ketë sukses pa konsensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venecias.

Kryeministrin është duke u takuar me paritë opozitare tash e dy ditë për të arritur konsensusin për procesin e vettingut.

Të mërkurën ai është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, ndërsa LDK-ja u shpreh se do ta thotë fjalën e saj në Kuvend.

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, më 18 qershor

Për Krasniqi, partia të cilën ai e drejton para shumë vitesh ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vettingut, dhe në këtë frymë ajo do të jetë e përkushtuar në ofrimin e kontributit të vet lidhur me këtë çështje.

Më tej, ai ka potencuar, se për të zbatuar një proces të tillë, është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.

Ndryshe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, të shtunën e 18 qershorit, një ditë pasi mori pjesë në seancën e Komisionit të Venecias, ku ishin votuar dy opinione ligjore për Kosovën, kishte treguar se kjo e fundit ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Venecias, sipas Haxhiut, kishte rekomanduar institucioneve relevante të cilët do ta implementojnë procesin e vettingu, që fillimisht verifikimi të fillojë nga krerët e institucioneve të drejtësisë, përmes një mekanizmi të jashtëm, e për të vazhduar më par me vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lajmin se tashmë është hapur rruga për Vettingun, me plot entuziazëm e kishte dhënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm në konferencën për media së bashku me Haxhiun.

Sipas tij, ky reform në sistemin gjyqësor ishte vlerësuar lartë nga Komisioni i Venecias.

/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore