Kosova

AAK e gatshme për koalicion me Vetëvendosjen


Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar të hënën në emisionin Rubikon, se shprehet i gatshme për të krijuar koalicion mes AAK-ës dhe Lëvizjes për Vetëvendosje (VV).

Sipas Haradinajt, ky koalicion mes AAK-ës dhe VV-ës, varet nga “vullneti” i Vetëvendosjes.

“Ata e vlerësojnë a kanë nevojë për koalicion ose jo, nëse i fitojnë zgjedhjet. Gjithashtu dhe nëse ne i fitojmë zgjedhjet, vlerësojmë a kemi nevojë apo jo”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, “pritshmëritë janë të mëdha” për një qeveri të ardhshme Kurti. Haradinaj shprehet se ka një “mospërputhje” të premtimeve elektorale dhe populizmit të shprehur.

“Kur je kryeministër është vështirë t’i rikthesh pritshmëritë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Në janar të 2020, Haradinaj ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për mashtrime në projekte qeveritare si dhe në qasjen e tij ndaj temave me rëndësi kombëtare. Haradinaj ka shfaqur dhe dyshime për politikat e Vetëvendosjes në ekonomi.

Në zgjedhjet e shtatorit të 2017-ës, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është votuar me 61 vota pro dhe një abstenim. Ai ka dhënë dorëheqjen si kryeministër në korrik të 2019-ës.

Kjo sepse është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë. Haradinaj, e ka mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës edhe para 12 viteve. Atëherë ai ishte në një koalicion me Levizjen Demokratike të Kosovës )(LDK) të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Procesi kundër Haradinaj ka filluar që më 5 mars të 2007 dhe përfundoi në prill të 2008-ës me pafajësinë e tij. Ai u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është zgjedhur si kryeministër i Kosovës në zgjedhjet e shkurtit të 2020-ës. Kjo Qeveri ka qëndruar në pushtet vetëm një muaj, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ai u votua me 32 vota kundër dhe një abstenim.

Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars 2020, si rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qeverinë “Kurti” e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër.

Në qershor të 2020-ës, Abdullah Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 61 vota pro. Ai drejton kabinetin e tij qeveritar me katër zevendëskryeministra dhe 16 ministra./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore