Familja

A po punoni në vendin e duhur?


Pavarësisht se çfarë thonë, të punosh nuk është aq e thjeshtë sa perceptohet. Rruga e karrierës që ne zgjedhim do të përfundojë duke na përcaktuar ne si individ.

Ajo na jep një qëllim dhe një ndjenjë identiteti dhe na mundëson të qëndrojmë në rrugën e përmbushjes. Është fakt që askush nuk dëshiron ta harxhojë energjinë dhe kohën e tij në një punë që nuk i intereson vërtet.

Të paktën një herë në jetë i keni bërë këtë pyetje vetes: A është kjo puna e duhur për mua?

Nëse ju ka ndodhur të zgjoheni e të shkoni në punë me stres, të lodhur, e të ktheheni po ashtu, atëherë diçka këtu nuk është në rregull.

Më poshtë janë disa pika që ju ndihmojnë të kuptoni nëse duhet të vazhdoni në atë pozicion pune.

Nëse në mëngjes jeni gjithnjë të lodhur

Zgjoheni me humor të keq dhe nuk doni të ngriheni nga krevati, shpesh ndodh për shkak të asaj që ju pret. Të punosh në një ambient armiqësor, shpesh perceptohet si një vend klaustrofobik.

Ndiheni gjithnjë në ankth

Të gjithë ne e përjetojmë ankthin, por kur ai i kalon limitet e normalitetit dhe nis të shndërrohet në probleme të mëdha, atëherë ka ardhur koha të mendoni për një punë tjetër.

Pritshmëritë janë armiku ynë më i keq

Pranojmë punë me prestigj, por që nuk na bëjnë të lumtur në të shumtën e rasteve. Ndërkohë jemi në presion të pritshmërive të kujtdo që na njeh. Kjo adrenalinë emocionesh negative, nuk do ju ndihmojë nëse vazhdoni për shumë gjatë.

Në përfundim të kësaj, shtrohet pyetja: A ja vlen të sakrifikojmë lumturinë dhe qetësinë për një pozicion pune? Kini besim, puna juaj e ëndrrave ekziston, thjesht duhet të kërkoni pak më gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore