Muzikë

A po i rikthehet Keanu Reeves bas kitarës?


Ndonëse ende nuk është qartësuar se “çfarë” do të bëjë artisti, Keanu Reeves në koncertin virtual “Tibet House”, ai do të jetë në mesin e performuesve të mëdhenj botëror si Patti Smith, Trey Anastasio dhe Jason Isbell.

Heroi kinematografik i Matrix dhe John Wick, para 20 viteve luante bas kitarë në bendin e rokut alternativ Dogstar.

“Tibet House” në natyrën e saj budiste, ka lidhje të mëdha me aktorin ikonik, Keanu Reeves, ngase ai kishte portetizuar Princin Siddharta në vitin 1993 në “Little Buddha” brenda traditës spirituale dhe filozofike, si “The Tao of Keanu Reeves”.

Iggy Pop dhe Bernard Summer gjithashtu do të performojnë “përshëndetje të veçanta” në koncertin virtual “Tibet House”.

Gjithashtu, kompozitori, Philip Glass, në festën e 85 vjetorit të lindjes së tij, do të shërbejë si drejtor artistik dhe kurator me Laurie Anderson dhe shumë emra të mëdhenj të universit artistik botëror.

Koncerti “Tibet House” në vitin 2022 shënon vitin e dytë radhazi që luhet virtualisht për shkaqe pandemike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore