Jetesë & Stil

A paguhen bjondet më shumë në punë?


Të gjithë kemi dëgjuar shaka nga më të ndryshmet për bjondet. Por mesa duket studimet e shumta që janë bërë rreth tyre, duket sikur na detyrojnë të ndryshojmë mendim.

Një studim i kryer në vitin 2010 nga Universiteti i Teknologjisë Queensland analizoi 13 mijë gra të Kaukazit. Përfundimi ishte se gratë bjonde paguhen më shumë. Ky vlerësim del nga hulumtimet e bëra edhe në revistën Forbes. Studimi i tyre arriti në përfundimin se gratë bjonde fitojnë 7 % më shumë të ardhura.

Por mesa duket studimet nuk janë ndalur me kaq. Një eksperiment i kryer nga Universiteti Cornell , pati pjesëmarrëse kamarieret që plotësuan një formular online në lidhje me karakteristikat e tyre fizike, vetë-perceptimet dhe të ardhurat. Studimi arriti në përfundimin se bjondet mblodhën më shumë të ardhura sesa homologët e tyre me flokë të kuqe, ose flokë të zeza.

Pse ndodh kjo?

Bjondet kanë IQ më të lartë

Femrat bjonde kanë shkallë më të lartë të inteligjencës se sa femrat me flokë të ngjyrave të tjera. Një eksperiment i kryer në Universitetin Shtetëror të Ohio, studioi 10.878 gra duke matur zgjuarsinë e tyre. Gjetjet ishin mjaft interesante. Nga të gjitha ngjyrat e flokëve, bjondet kishin IQ më të lartë me një mesatare prej 103.2. Gratë bjonde gjithashtu kishin më pak mundësi që të kishin një IQ të ulët krahasuar me çdo femër me ngjyre të tjetër të flokëve.

Bjondet kanë më shumë mundësi të mbajnë një pozitë të lartë pushteti

Rreth 48% e grave që janë drejtuese në ndërmarrjet kanë flokë bjonde, sipas një grupi studiuesish në takimin vjetor të Akademisë së Menaxhimit. Ekspertët besojnë se mund të ketë më shumë strategji ose shpjegime prapa kësaj sesa mendojnë shumica. Ngjyra bjonde mendohet se u jep një pamje më të butë grave dhe mund t’u japë atyre më shumë sukses në një rol mbizotërues të punës.

Sigurisht që pamja e jashtme ka rëndësi, por thjeshtë një ngjyre bjonde në flokë nuk është gjithçka që duhet të keni, për të pasur sukses.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore