Jetesë & Stil

A ndikojnë ëndrrat në marrëdhëniet tona reale?


Ëndrrat mbeten një fenomen ende i diskutuar për ne. Shpjegimi i tyre fillon me Frojdin e mbyllet në kafenet e lagjes.

Po kur mendja ëndërron … atëherë çfarë ndodh?

Shkencëtarët janë të interesuar se si përmbajtja e ëndrrave mund të ndikojë në marrëdhëniet e jetës reale. Ëndrrat shpesh janë mjaft shoqërore dhe me plot situata ndërpersonale.

Kur ato përfshijnë persona me marrëdhënie të ngushta, si partnerët, miqtë ose fëmijët, ato që bëjnë, ndiejnë dhe thonë në ëndrrat tona mund të kenë efekte bartëse në jetën reale.

A ndikojnë ëndrrat në mënyrën se si ndihemi për një partner?

A ju ka ndodhur të shihni një ëndërr, por kur jeni zgjuar sjellja juaj ka ndryshuar sikur të kishte ndodhur realisht? Nëse ëndrrat janë të gjalla dhe emocionale, ata mund t’i “detyrojnë” njerëzit të sillen romantikë me partnerët e tyre. Ky mund të jetë një lajm i mirë nëse keni parë një ëndërr të bukur. Por kur partneri juaj bën diçka të bezdisshme ose lënduese në ëndrrën tuaj, ju mund të jeni të përgatitur të silleni në mënyrë mbrojtëse ose agresive në përgjigje.

Me fjalë të tjera, partnerët përfundojnë dukë mbajtur përgjegjësinë e jetës reale për mënyrën se si u sollën në ëndrrat tuaja natën e kaluar.

Ëndrrat mund të ndikojnë në cilësinë e marrëdhënies

Kur njerëzit ëndërronin për konfliktet me partnerin e tyre, ata kishin prirjen të kishin më shumë zënka të nesërmen, ndoshta sepse ishin “të përgatitur dhe të gatshëm” për të luftuar, sipas ekspertëve.

Ideja që ëndrrat mund të ndikojnë në marrëdhëniet tona duket e egër në fillim, por mos harroni se përvojat tona të marrëdhënieve nuk bazohen në realitetin objektiv.

Ne ju këshillojmë se në vend që të fajësoni partnerin për atë që bënë në mendjen tuaj, ju mund të paraprini efektet e ëndrrës suaj të keqe duke zgjatur reflektimin në momentin që zgjoheni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore