Shëndet

A mund të luftojnë algat Covid-19?


Gjatë gjithë kësaj kohe pandemie, mjekët dhe shkencëtarët kanë qenë në kërkim të një ilaçi kundër Covid-19.

Një ndër bimët e mundshme që mund të luftojë Covid-19, janë algat. Për shekuj me radhë ato janë përdorur si bimë medicinale.

Në të kaluarën, njerëzit në ishujt Britanikë i kuptuan vetitë shëruese të algave .

“Çaji i algave e ka origjinën nga paraardhësit tanë të cilët e kanë përdorur atë për t’u shëruar nga gripi dhe ftohja. Por ne duket se e kemi harruar këtë ”- thotë Fiona Houston, themeluese e ilaçit “Mara Seaweed”.

Studiuesit zbuluan se holluesi i gjakut që përdoret më shpesh, heparina, ishte më efektivi në neutralizimin e virusit SARS-CoV-2.

Heparina është kimikisht e ngjashme me receptorët normal të qelizave, duke shërbyer si një “karrem” efektiv që virusi të lëvizë drejt tij, ose duke parandaluar infeksionin e tij.

Në studimet laboratorike, ekstrakti i algave të detit i quajtur “RPI-27” tejkaloi remdesivirin e zakonshëm antiviral me rreth tetë herë duke penguar aktivitetin viral.

“Kjo përbërje bllokon në mënyrë efektive infeksionin. Përzien dhe tërheq virusin, kështu që virusi nuk mund të ngjitet në sipërfaqen e qelizave. Sapo të arrijë këto përbërje ekstrakte algash ose heparina, virusi ka të ngjarë të prishet dhe të jetë më pak efektiv”-thotë Jonathan Dordick, studiues biologjike në Institutin Politeknik “Rensselaer”.

Studimi po kryhet nga 480-te punonjës, raporton “Business News Wales”

Nëse rezultatet e këtij eksperimenti do jenë pozitve, algat do të ndihmojnë në uljen e numrit të infektuarve./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore