Shqipëria

A mund të infektohemi me Covid-19 nga dhuratat e festave?


Krishtlindja po afron dhe tradita e shkëmbimit të  dhuratave dhe kartolinave është lëkundur nga  disa lajme  të bazuara në kërkime akoma të papërfunduara mbi rrezikun e përhapjes së COVID-19. Pretendimi, se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e kartolinave ose dhuratave aq kohë sa të shkaktojnë më pas infeksione tek marrësi, është vlerësuar me gjasa jashtëzakonisht të ulëta sipas ekspertëve.

“Fakti që virusi transmetohet përmes kartolinave ose dhuratave të mbështjellura gjatë Krishtlindjeve është plotësisht joreal”, thotë Podbielski duke argumentuar përse viruset nuk mund të shumohen në sipërfaqe të tilla. “Kjo është e mundur vetëm nëse ato janë në qeliza”, shpjegon eksperti. Për më tepër, qëndrueshmëria mjedisore e virusit korona është shumë e ulët. Vdekja e këtyre patogjenëve në letër ndodh relativisht shpejt. “Ashtë çështje minutash deri në disa orë”, shpjegon Podbielski.

Autoriteti shëndetësor i BE-së  gjithashtu e konfirmon këtë në faqen e tij të internetit. “Në praktikë, nuk ka asnjë provë të transmetimit Covid-19 përmes paketimeve të kontaminuara”, shkruan ai.

Podbielski beson gjithashtu se dhuratat dhe kartolinat  nuk  është nevoja të dezinfektohen posaçërisht para se të dorëzohen. Stacionet e mbingarkuara të zyrave postare ka të ngjarë të kenë një rrezik më të madh të infeksionit, në teori. “Por meqenëse kemi kontrolle të pranimit dhe masa të barazimit kudo, rreziku është i ulët edhe këtu”,  thotë Podbielski.

Edhe këtë vit s’ka pse të mungojnë dhuratat mes njëri tjetrit, gjithmonë duke respektuar distancimin social dhe fashat e orareve të izolimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore