Shqipëria

A konsiderohet dhurata pa festë ?


Çfarë dhurate mund të marrësh në kohë pandemie ? Cilat kanë qenë idetë e nxënësve?

Në një kohë të pamundësive të mëdha të grumbullimeve fizike dhe të vështirësive ekonomike, si e gjen kjo ditë mësuesin dhe nxënësin?

Parimisht Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në kuadër të ditëve festive, 7 dhe 8 mars.

Me shkollat mbyllur prej Covid-19, dhe me mësimin online, mbyllur prej fundjavës, nuk sheh më grupime nxënësish rrugëve.

Tek-tuk mund të vëresh ndonjë korrier që shpërndan dhurata apo buqeta me lule.

“Mësuesi i sakrificës”, ishte tema në konkursin e hapur nga Ministria e Arsimit për 7 mars, ku do të përzgjidhet dhe piktura më e mirë. Nxënësit me kreativitetin e tyre shprehën pikëpamjet për arsimtarët gjatë këtij viti të pazakontë shkollor.

Të paktën edhe për këtë vit, nuk do kemi më dhurata dorazi për shkak të masave të distancimit fizik.

Është koha e shprehjes nëpërmjet fjalëve, mundësisht online. Ose dhurimit të diçkaje simbolike që ndërtohet në mesin e bisedave dhe dëshirës së mirë të nxënësve.

Variantet e sigurta të dhuratave

Zarfet me kartolinë për shembull, janë një dhuratë që i qëndrojnë për shtat kushteve të kohës.

Kartolina është një letër që shkruhet fill mbas shkëmbimeve me babagjyshin, pra letra e parë racionale, që nuk kërkon dhuratë, por jep diçka të vogël nga vetja.

Buqetat të kthejnë prapa në kohë, si një zgjedhje e sigurt dhe me të cilën nuk mund të gabosh kurrë. Edhe pse erdhi një moment që dhurimi i tyre u bë klishe.

Kjo ditë ndan mbas shumë kohësh ata mësues që vlerësojnë idenë dhe mundimin, nga ata që jetojnë për lavdinë e titullit apo festës. E të tillë janë të shumtë, që tentojnë të përvetësojnë festën.

Të vjen ndërmend e gjithë orvatja e atyre nxënësve që kanë respektuar kornizat e festës. Çdo nxënës që mëton të bëjë apo mendojë diçka, dëshmon vullnetin e mirë për të vlerësuar figurën e mësuesit.

Kjo kohë manifeston edhe festën e atyre që e ndjejnë dhe e konsiderojnë veten gjithmonë nxënës. Si e tillë është dhe një hapësirë që dhuratat i njeh dhe i mundëson edhe për ish-mësuesit, që janë ata të cilët priren më mirë t’i kenë dhuratat si vlerësim.

Dhurata pa festë është e vështirë për tu mbajtur mend, por mes shumë mundimesh komunikimet dhe mesazhet e ndryshme të urimit shërbejnë shumë. Për të ngritur në podium, ata që e bëjnë festë ditën e sotme edhe pa asnjë dhuratë apo urim.

Mësuesia e vërtetë nuk do jetë kurrë zanat apo profesion, por dedikim dhe pasion.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore