Kosova

A ju kujtohet Suat Shahini që e voziste makinën me vaj kuzhine? Tash ia ka kthyer prapë me naftë, s’po ia qet’ më me vaj


Suat Shahini

Ishte viti 2018 kur çmimi i naftës ishte ngritur, dhe Suat Shahini kishte vendosur që naftën ta zëvendësonte me vaj gatimi.

Ai këtë metodë e praktikoj për katër vite me radhë.

Por meqenëse tani çmimi i vajit është ngritur, Shahini është detyruar që t’i kthehet përsëri naftës.

Zëvendësimi i naftës me vaj nuk kërkon ndonjë procedurë të veçantë.

Ndërkaq sa i përket anës teknike, Shahini thotë se vaji është krejtësisht i padëmshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore