Stil

A janë kthyer tangat në modë?


Disa nga fytyrat me te famshme te veshura me tanga te dukshme

Për ata që kujtojnë fundin e viteve ’90 dhe fillimet e viteve 2000, tangat ishin një emblemë përcaktuese e modës popullore, shpesh të nxjerra nga xhinset me bel të ulët.

Por kohët e fundit, markat si “M&S” po shohin një rritje në shitjen e tangave që nga viti 2019, dhe me rigjallërimin e stilit ‘Y2K’ te gjeneratat e reja duket se tangat janë rikthyer.

 Jennifer Lopez

Por diçka e pazakontë po ndodh në botën e modës. Duket sikur tangat janë kthyer në horizont në një mori formash dhe tashmë po adoptohen nga,  stilistë të modës së lartë dhe influencues.

Tanga e dukshme, e njohur ndryshe si bishti i balenës, po shihet edhe te të famshmet duke përfshirë Dua Lipa, Hailey Bieber, Bella Hadid dhe Kylie Jenner që e mirëpresin trendin me krahë hapur sikur të ishte viti 2001 përsëri.

Bella Hadid

Këtë herë, megjithatë, ka një ndryshim domethënës: shumë nga tangat janë të lidhura me rrobat e paraqitura.

Kim Kardashian e veshur me një fustan me tanga nga Givenchy, i modeluar nga drejtori i ri krijues, Matthew Williams.

Kim Kardashian

Një shfletim në Instagram, dhe në kompanitë e modës online si “Depop” dhe “Asos” do të tregojë se të brendshmet si veshje të sipërme janë në modë, me disa stilistë që dizajnojnë veshje për të pasur tangat të qepura në rroba si pjesë e dizajnit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore