Shëndet

A është udhëtimi i mirë për shëndetin tuaj mendor?


Udhëtim

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur përmenden: udhëtimet ose pushimet, njerëz të rinj apo ndoshta perëndimet e diellit në Instagram?

Ndërsa udhëtimet mund të jenë emocionuese dhe ngazëllyese, janë më shumë sesa të pish një margarita në plazh.

Edhe pse nuk është asnjë lajm që udhëtimi është i mirë për mirëqenien tuaj fizike, një sasi e konsiderueshme e kërkimit shkencor, sugjeron që eksplorimi i një vendi të ri mund të bëjë mrekulli edhe për shëndetin tuaj mendor dhe emocional.

Stresi i punës dhe kërkesat e përditshme mund të ju shkëpusin nga ajo që mendoni se është vërtet kuptimplotë dhe interesante. Kështu që, të bësh një pushim nga ngutja e përditshme, është thelbësore që mendja juaj të relaksohet, të rimbushet dhe të rinohet.

Dhe cila mënyrë është më të mirë për ta bërë këtë, sesa të paketosh çantat dhe të kalosh destinacionet e denjëta për shëtitje? Udhëtimi promovon lumturi dhe ju ndihmon të hiqni mendjen nga situatat stresuese.

Kjo çon në nivele më të ulëta të kortizolit, duke ju bërë të ndiheni më të qetë dhe të kënaqur. Gjithashtu ndihmon të reflektoni mbi qëllimet dhe interesat tuaja personale.

Sipas një studimi të vitit 2013, më shumë se 80% e amerikanëve, të cilët u anketuan, vunë re rënie të ndjeshme të stresit menjëherë pas një ose dy ditësh udhëtimesh. Këtu janë disa mënyra të mbështetura nga provat, udhëtimi e bën mendjen tuaj të lumtur dhe më të shëndetshme:

Ju ndihmon të “ringjalleni”

Udhëtimet eksperimentale, veçanërisht në një vend të huaj, mund t’ju ndihmojnë të rivlerësoni jetën tuaj. Nëse e lejoni, udhëtimi ka aftësinë të zgjerojë mendjen tuaj në një mënyrë që nuk e keni kuptuar kurrë se ishte e mundur. Për më tepër, mësimet e vlefshme që mësoni gjatë rrugës zgjerojnë perspektivën tuaj, duke ju bërë më të vetëdijshëm dhe të hapur ndaj gjërave të reja. Eksplorimi i vendeve të reja gjithashtu mund t’ju japë një fillim të ri nëse po shëroheni nga një tranzicion i madh në jetën tuaj.

Rrit lumturinë

Përveç faktit të qartë se nuk keni nevojë të shkoni në punë (dhe mund të hani pica për mëngjes), udhëtimi ju jep mundësinë të largoheni nga bluarja e përditshme. Ngjarjet dhe përvojat e reja ndihmojnë në rigjenerimin e trurit tuaj, duke rritur kështu humorin dhe vetëbesimin tuaj.

Ju bën mendërisht elastik

Shkuarja dhe jetesa diku ku ndiheni të ngazëllyer dhe të frikësuar në të njëjtën kohë mund t’ju ndihmojë të ashpërsoheni mendërisht dhe emocionalisht. Gjithashtu, përballja e vështirësive në një mjedis të panjohur, midis njerëzve të rinj, ju detyron të mësoni si t’i përshtateni një jete jashtë zonës tuaj të rehatisë. Kjo ju bën më fleksibël, të durueshëm dhe të fortë emocionalisht. Mund të ju ndihmojë gjithashtu të merreni me çështje më të mëdha në jetë, me më shumë durim.

Rrit kreativitetin

Duke vizituar një vend të huaj dhe duke u zhytur në mjedisin e tyre lokal, rrit fleksibilitetin tuaj njohës. Gjithashtu rrit thellësinë dhe integrueshmërinë e mendimit, rrjedhimisht duke i dhënë një shtysë krijimtarisë suaj. Megjithëse, është e rëndësishme të theksohet se udhëtimet stimulojnë krijimtarinë vetëm kur merreni me kulturën lokale të atij vendi. Për më tepër, udhëtimet e zgjatura gjithashtu përmirësojnë produktivitetin tuaj, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe madje mund të rrisin shanset tuaj për tu promovuar në punë!

Së fundmi, si mund të përfitoni pasi ktheheni nga një udhëtim?

Për shembull, nëse ju pëlqente ushqimi në Paris, mësoni se si të gatuani ushqim francez në mënyrë që të rikrijoni disa nga ndjenjat që keni pasur ndërsa ishit me pushime. Një ndërhyrje tjetër e sjelljes është të mbani mend momentet paqësore që keni pasur me pushime dhe të përpiqeni të mbani mend se çfarë ishte ndryshe nga jeta juaj e përditshme.

Ndoshta keni gjetur kohë për të ngrënë mëngjes, ndoshta keni ushtruar. Këto gjëra janë përkujtues thelbësore të asaj që duhet të bëjmë çdo ditë.

Tani që keni mbaruar së lexuari për të gjitha gjërat e mrekullueshme që bën udhëtimi në trurin tuaj, është koha të paketoni bagazhet dhe të vazhdoni!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore