Jetesë & Stil

A është Lei Kraja e dashuruar? Flet moderatorja


Lei Kraja ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’ me Adela Osmanin.

Ajo është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran.

Lei njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut, por këtë herë nuk i shpëtoi dot një pyetje për dashurinë.

Kur Adela e pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjet, por zgjodhi të pijë një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi.

Ndërsa kur u pyet për situatat më të sikletshëm që ka përjetuar në televizion, ajo pranoi se njëherë gjatë një interviste në stadium i janë grisur pantallonat, por fatmirësisht video nuk është ruajtur asgjëkundi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore