Teknologji

A është i sigurt ushqimi në mikrovalë?


Mikrovala është një prej pajisjeve më të rëndësishmë që është shpikur për kuzhinën vitet e fundit. Ajo lehtëson kryerjen e shumë punëve. Por nga ana tjetër ekziston një  tezë  për dëmet e mundshme që  mund të  shkaktojë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nëse përdoret si duhet, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Studimet tjera, sa i përket faktit nëse ngrohja e ushqimit shakton humbjen e lëndeve ushqyese ose përcarje të hormoneve, janë ende të paqarta.

Disa hulumtime kanë treguar se perimet humbin një pjesë të vlerës së tyre ushqyese në mikrovalë. Për shembull, mikrovalimi është zbuluar se largon 97% të flavonoideve – përbërje bimore me përfitime anti-inflamatore – në brokoli.

 A është e sigurtë të ngrohen ushqimet në mënyrë të përsëritur?

Një studim i vitit 2019 duke parë humbjen e lëndës ushqyese të brokolit në mikrovalë theksoi se studimet e mëparshme ndryshonin kohën e gatimit, temperaturën dhe nëse brokoli ishte apo jo në ujë.

Ai zbuloi se kohët më të shkurtra të gatimit,  nuk e rrezikonin përmbajtjen ushqyese. Avullimi dhe mikrovalimi madje mund të rrisin përmbajtjen e shumicës se flavonoideve, të cilat janë përbërje të lidhura me rrezikun e zvogëluar të sëmundjes së zemrës.

Ngrohja e ushqimit në enë plasktike, sipas shkencëtarve shton rrezikun e marrjes së ftalateve.

Në një studim të vitit 2011, studiuesit blenë më shumë se 400 kontejnerë plastikë me ushqim dhe zbuluan se shumica kishin kimikate që prishin hormonet.

Por edhe nese shmaget ngrohja e ushqimit në platikë, ekzistojnë rreziqe të tjera përfshirë ngrohjen e pabarabartë, dhe temperaturat e larta të përdorura.

Ushqimi duhet të nxehet derisa të jetë 82C , gjatë gjithë kohës për të shkatërruar bakteret e dëmshme – dhe për shkak se bakteret mund të rriten akoma sa herë që ushqimi ftohet, nuk duhet të ngrohet një vakt më shumë se një herë.

Siguria nga rrezatimi

Furrat me mikrovalë prodhojnë valë relativisht të ulëta të frekuencës dhe ato përmbahen brenda mikrovalës. Edhe nëse nuk do të ishte kështu, valët janë të padëmshme, thotë Tang.

Shqetësimet në lidhje me rrezatimin me mikrovalë dolën kryesisht në vitet pasi furra me mikrovalë u shpik për herë të parë, thotë Jorgenson.

Shumë studime u kryen nga shkencëtarët në Laboratorët e kërkimit dhe zhvillimit të ushtrisë Natick në Massachusetts, SHBA.  Ekspertët ende ngrenë shqetësime të shumta.

Transmeton Albanian Post nga BBC

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore