Shëndet

A është e rrezikshme t’i dëgjoni rrahjet e zemrës kur jeni shtrirë?


Ilustrim

Ndonjëherë mund të jetë e rrezikshme, dhe ndonjëherë nuk ka arsye për t’u shqetësuar, ajo që duhet të bëni është të ndryshoni disa zakone, si ekspozimi ndaj stresit të tepërt ose konsumimi i tepërt i alkoolit.

Por ndonjëherë mund të jetë çështje situatash kur rrahjet e zemrës zbulojnë kushte shëndetësore kërcënuese për jetën.

Për shembull, pulsimi mund të zbulojë një aneurizëm, një dobësim të murit të një ene gjaku në tru, i cili lejon të krijohet një fryrje që mund të shpërthejë dhe të derdhë gjak në indin rrethues të trurit.

Kur shtrihemi me kokën në jastëk, gjë që më së shpeshti ndodh gjatë natës kur shumica e tingujve të jashtëm janë të heshtur, mundësia për të dëgjuar është shumë më e madhe.

Pra, duke pushuar kokën mbi jastëk, rrisim presionin në pjesën e jashtme të kokës në anën që jemi të shtrirë në jastëk dhe në këtë mënyrë ngjeshim të gjitha enët e gjakut (arteriet, arteriolat, kapilarët) që sjellin gjakun nga zemra në kokë.

Kjo e vështirëson rrjedhjen e gjakut dhe çon deri në atë pikë sa mund të dëgjosh ndryshimin e presionit në zemër.

Nga ky presion pulsi transmetohet në të gjitha strukturat dhe është një mekanizëm i përshtatjes së sistemit të qarkullimit të gjakut në situatën e re.

Përveç kësaj, ne jemi në një pozicion horizontal, i cili sigurisht rrit qarkullimin e gjakut nëpër kokë, duke reduktuar forcën gravitacionale në rrjedha e gjakut, ndërsa në një pozicion në këmbë, graviteti tërheq gjakun në pjesët e poshtme të trupit.

Dhe meqenëse vendndodhja e ngjeshjes është afër veshit, i cili është i ndjeshëm ndaj tingujve që vijnë nga jashtë dhe nga brenda, është e kuptueshme të dëgjojmë pulsimin.

Kur kjo gjendje bëhet shkak për shqetësim?

Pulsimet në vesh dëgjohen në kushte të ndryshme patologjike brenda dhe jashtë veshit në pozicion ulur apo në këmbë.

Ka një ndryshim të madh nëse dëgjoni pulsime në njërin apo të dy veshët. Në të dyja rastet është shumë e rëndësishme të kontaktoni të mjekun tuaj.

Disa shembuj kur pulsimi dëgjohet në njërin apo në të dy veshët janë: inflamacioni i veshëve, presioni në vesh për shkak të dyllit, inflamacioni dhe pengimi në tubin ‘Eustachian’, inflamacion i nervit të dëgjimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë sëmundjet e sistemit kardiovaskular si ateroskleroza që çon në hipertension, aneurizëm të aortës dhe keqformime të tjera të enëve të gjakut të kokës dhe qafës.

Pulsimi mund të vijë edhe nga sëmundjet që rrisin volumin intrakranial, d.m.th. presionin intrakranial – tumoret, gjakderdhjet në tru ose midis membranave të trurit, tronditjeve dhe traumave të tjera të kokës dhe qafës.

Në nevralgjinë trigeminale, inflamacioin i bajameve ose gjëndrave të pështymës, pirja e sasive të mëdha të alkoolit, helmimi nga nikotina, pastaj konsumimi i disa barnave që rrisin qarkullimin e gjakut në tru, hormonet dhe barërat që përdoren gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë pulsim.

Stresi i rëndë, lodhjet kronike dhe disa kushte fiziologjike si rritja e aktivitetit fizik, presioni i shtuar nga jashtë – hipja në aeroplan ose ashensor madje edhe zhytja, mund të shkaktojnë këtë gjendje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore