Familja

A duhet t’ju tregojnë prindërit fëmijëve “të vërtetën” e babagjyshit?


Ngazëllimi i fëmijës suaj rreth ekzistencës së “babagjyshit”, me siguri e bën sezonin e festave edhe më magjik. Megjithatë shpesh lindin debate se nëse në një moment të caktuar e vërteta duhet zbuluar, apo prishja e kësaj magjie do t’i tmerronte ata për gjithë jetën.

Studimet tregojnë se ekzistojnë teori të ndryshme të cilat i mbrojnë të dyja tezat. Një shqetësim i përbashkët është se gënjeshtra mund të shkatërroj besimin e fëmijëve tek prindërit dhe të vendos në dyshim gjykimin e tyre në fusha të tjera.

Sipas teorive që mbrojnë qëndrimin pro ideja e plakut dashamirës me mjekër të madhe dhe thesin e dhuratave  ndikon në një sjellje të mirë të fëmijëve, pasi ata do të mendojnë se për të patur dhurata duhet të sillen mirë.

Ajo që është e qartë sidoqoftë, është se prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë për pasojat e besimit në babagjysh sepse sipas psikologëve fëmijët nuk janë dhe aq naiv për të mos kuptuar.

Në fakt, siç dhe shkencat zhvillimore pohojnë, ata vazhdimisht bëjnë një vlerësim të asaj që besojnë dhe vlerësojnë në mënyrë aktive uniformitetin e besimeve të tilla, për të arritur në përfundime rreth besueshmërisë së pretendimeve të ndryshme.

Përgjatë zhvillimit të arsyetimit shkakësor tek fëmijët (babagjyshi është shumë i shëndoshë për të rënë në oxhak), ata përfundimisht e kuptojnë se ai nuk është i vërtetë, ashtu siç arrijnë të kuptojnë se gjërat e tjera që nuk mund t’i shohin në të vërtetë, për shembull mikrobet, ekzistojnë.

Si përfundim detyra kryesore për prindërit mbetet të jetë menaxhimi i zhgënjimit të mundshëm që mund të vijë si rrjedhojë kur fëmijët e tyre përfundimisht arrijnë të zbulojnë të vërtetën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore