Bota

Britania e madhe teston ilaçin e ri ndaj Covid-19


Shkencëtarët britanikë janë duke eksperimentuar një ilaç të ri, përpos vaksinës, i cili mund të sjellë ndryshime në luftën ndaj pandemisë koronavirus, që garanton imunitetet të menjëhershëm, raportojnë mediat britanike.

Terapia me antitrupa krijon një imunitet të menjëhershëm dhe mund të kryhet si trajtim emergjence te pacientët e shtruar në spitale dhe te kategoria e riskut.

Gjithashtu ata tregojnë  që medikamenti mund të ndalojë që personat e ekspozuar ndaj Covid-19 të zhvillojnë infeksionin apo që të sëmuren rëndë. Koktejli me antitrupa mund të garantojë një mbrojtje ndaj koronavirusit për një periudhë nga tre deri në 12 muaj. 

Medikamenti është zhvilluar nga Kolegji Universitar Spitalor i Londrës dhe AstraZeneca duke përfshirë në studim spitale të ndryshme britanike dhe një rrjet prej 100 pikash në të gjithë botën.

Nëse merr aprovimin e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar fillimisht do të përdoret  te personat që janë ekspozuar ndaj virusit në tetë ditët e fundit.

Ilaçi mund të jetë i disponueshëm në masë që nga marsi ose prilli. 

Autorët e eksperimentit thonë se mbrojtja e menjëhershme që garanton ilaçi, luan një rol thelbësor në reduktimin e impaktin të virusit deri në vaksinimin e të gjithëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore