Shqipëria

Bino: Rriten rastet me Covid-19


Silva Bino, Shefe e epidemiologjisë pranë ISHP

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se është vënë re një rritje e rasteve të Covid-19 gjatë muajit janar, përfshi rritjen e incidencës javore. Kjo e fundit, është rritur në 209 për 100 mijë banorë.

Rritja cilësohet si e rëndësishme nga Bino, pasi një javë më parë ishte 200 për 100 mijë banorë. Kjo gjë kombinohet gjithashtu me rritjen e numrit të vdekjeve. Shtrimet në spitale janë rritur gjithashtu.

Të gjitha grupmoshat janë të prekura nga Covid-i. Bino theksoi gjithashtu se Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk respekton masat. Të shtruarit në gjendje të rënduar janë në numër të lartë. Shtrimet po shohin gjithashtu një trend në rritje.

Mosha më e prekur ndërkohë, është ajo 50-60 vjeçe.

Vërejmë një rritje e numrit të rasteve te të gjitha grupmoshat gjatë muajit janar. Rritja më e madhe vihet re në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera, si në Durrës, në Fier. Incidenca më e lartë vërehet në Sarandë.

Është parë një shtim i numrit të personave të infektuar dhe të personave të sëmurë. Në spitale janë shtruar persona në gjendje kritike. Ka një rritje e numrit të të shtruarve në spitale. Jemi nga të paktat vende që nuk respektojmë mbajtjen e masave.

“Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje”, njoftoi Najada Çomo. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se vaksina kundër coronavirus-it ka 95 përqind siguri në dozën e dytë. Për sa i përket vaksinave, ato do të përdoren fillimisht për vijën e parë.

“Dy javë pas dozës së parë krijohet mbrojtja”, theksoi Bino.

Ajo kërkoi që qytetarët të bashkëpunonin dhe të zbatonin masat në çdo situatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore