Shqipëria

Gjithë globi feston 8 marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas


Historia e kësaj ditë daton që në shekullin e kaluar dhe qëllimi i saj është reflektimi i rolit të gruas në shoqëri dhe çështjet kritike që akoma ekzistojnë.

8 Marsi – është dita kur të në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila na bën të reflektojmë për tema të cilat lidhen me rolin e gruas në shoqëri, arritjet e tyre, çështjet sociale e politike, si dhe problemet që akoma zënë vend në jetët e tyre.

Në këtë ditë, theks të veçantë merr edhe lufta ndaj të gjitha diskriminimeve që bëhen ndaj gruas, përfshirë edhe dukurinë e shfaqjes së dhunës, e cila edhe pse jetojmë në një shekull kur paragjykime dhe diskriminime të tilla nuk do të duhej të ekzistonin, dhuna  ndaj gruas vazhdon të shënoj rritje drastike seç ditë e më shumë.

Në vende të ndryshme të botës, gratë organizojnë protesta për të ngre zërin e tyre në luftën kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës së tyre themelore për të qenë të sigurta dhe të lira në zgjedhjet e tyre.

Edhe disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa nga çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë.

Edhe pse janë bërë shumë hapa drejt emancipimit të gruas në shoqëri, janë vendet Perëndimore ato që kanë arritur ta shënojnë përparim në këtë proces, por kjo nuk vlen për shumë vende të tjera, e sidomos jo për Ballkanin.

Në vende si shtetet e Ballkanit, ato të Arabisë Saudite, Azisë dhe Afrikës, rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social të gruas në shoqëri, është ende bukur e gjatë.

Festimi i Ditës së Gruas në Evropë – fillon para Konferencës së Moskës: ajo daton që nga viti 1910, kur në Kopenhagë të Danimarkës, Konferenca Ndërkombëtare e Grave Socialiste themeloi Zyrën e Informacionit të Grave Socialiste me qëllimin e deklaruar për t’u dhënë të drejtën grave për të votuar dhe, në përgjithësi, trajtim të barabartë në lidhje me burrat, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kishin krijuar një Ditë të Gruas qysh në vitin 1908.

Festimi i Ditës së Gruas në Amerikë dhe botë – Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në New York, vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën.

Simbolet – E para dhe menjëherë e lidhur me 8 Marsin është mimoza. Kjo lule e bukur e verdhë u shfaq si një simbol i festës që në vitin 1946. Ideja u atribuohet tri ish-partizaneve dhe politikaneve: Teresa Noce, Rita Montagnana dhe Teresa Mattei, të cilat u orientuan në njërën nga lulet e sezonit, që kishin çelur në fillim të marsit. Mimoza ka lule erëmira, është relativisht e lirë dhe për këtë arsye përballohet nga të gjithë, si dhe ofron një pamje tërheqëse dhe festive. Ngjyra e verdhë, përveç shprehjes së gjallërisë dhe energjisë, përfaqëson kalimin nga vdekja në jetë: mimoza është kështu një metaforë e përsosur për të kujtuar gratë që luftuan me kosto jetën e tyre për barazi dhe të drejta.

Të Drejtat e Grave – Dita Ndërkombëtare e Gruas vjen si një ditë e cila kujton jo vetëm arritjet shoqërore, ekonomike dhe politike të saj, por është gjithashtu një moment për të reflektuar dhe ndërgjegjësuar për zonat në hije që akoma poshtërojnë dhe diskriminojnë popullatën femërore në të gjithë botën. Në mënyrë ideale, 8 Marsi shoqërohet me një datë tjetër simbolike, 25 Nëntorin, në të cilën festohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e themeluar si datë në dhjetor të vitit 1999.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore