Shqipëria

Lindshmëria në rënie, Gjirokastra me numrin më të ulët të lindjeve


Për tremujorin e tretë të vitit 2022, numri i lindjeve është 6 mijë e 172, duke shënuar një rënie me 19,6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Kurse numri i vdekjeve është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021.

Sipas INSTAT-it, shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë të vitit 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.

Shtesa natyrore e popullsisë

Gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet, vdekjetdhe shtesa natyrore sipas qarqeve, T3–2022**

Sakaq, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2 mijë e 172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Beratit me 8,7 për qind.

Ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7 për qind.

Lindjet sipas qarqeve

Këtë tremujor, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1 mijë e 244 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7 për qind.

Vdekjet sipas qarqeve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore