Lajme

Qeveria e SHBA apelon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar kundër ekstradimit të Julian Assange


Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka apeluar vendimin e një gjykatësi në Mbretërinë e Bashkuar kundër ekstradimit të bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

(WikiLeaks është një organizatë ndërkombëtare që boton mediat e klasifikuara dhe informacione sekrete pa zbuluar burimet e tyre. Ajo u themelua në vitin 2006. Julian Assange është një ish-haker kompjuterik, i cili ishte i vendosur për të bërë publike të gjitha sekretet shtetërore).

Apeli bëri të qartë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, synon që Assange të gjykohet për akuza të spiunazhit dhe të hakimit lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve ushtarake dhe diplomatike të WikiLeaks nga WikiLeaks.

Departamenti i drejtësisë kishte kohë deri të premten për të paraqitur një apel kundër vendimit më 4 janar. Sipas tyre Assange vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kjo do të rriste rrezikun e vetëvrasjes nëse ekstradohet në SHBA.

“Po, ne paraqitëm një apel dhe ne po vazhdojmë të ndjekim ekstradimin”, deklaroi një zëdhënës i departamentit të drejtësisë, Marc Raimondi.

Grupet e të drejtave të njeriut i kishin bërë thirrje Biden-it të heqë dorë nga çështja. Pasi kjo ngre transparencën e ndjeshme dhe çështjet e lirisë së medias.

WikiLeaks filloi botimin e sekreteve amerikane në 2009, ku administrata e ish-presidetit, Barack Obama, në të cilën Biden-i ishte nënkryetar, nuk pranoi të ndiqte çështjen.

Assange tha se WikiLeaks nuk ishte ndryshe nga mediat e tjera të mbrojtura me kushtetutë për të botuar materiale të tilla.

Ndjekja penale e tij mund të nënkuptojë ndjekjen penale të organizatave të fuqishme të lajmeve amerikane për botimin e materialeve të ngjashme.

Por administrat nën udhëheqjen e ish-presidentit, Donald Trump, zgjedhja e tij u ndihmua nga WikiLeaks në vitin 2016. WikiLeaks  publikoi materiale të vjedhura nga Rusia për dëmtimin e kundërshtarit të tij, Hillary Clinton. Departamenti i drejtësisë ndërtoi një çështje të sigurisë kombëtare kundër Assange.

Në vitin 2019, Assange, një shtetas Australian, u akuzua në bazë të Aktit Amerikan të Spiunazhit dhe ligjeve të krimeve kompjuterike për akuza të shumta për komplotin dhe drejtimin e të tjerëve, nga 2009 në 2019. Ai mori dhe publikoi në mënyrë të paligjshme sekretet e SHBA-së.

Sipas akuzave, Assange ndihmoi dhe nxiti hakimin, ekspozoi ilegalisht burimet sekrete amerikane ndaj rrezikut dhe përdori informacionin për të dëmtuar SHBA-në.

Sipas ligjit amerikan nëse dënohet për të gjitha pikat, 49-vjeçari përballet me një dënim me burg deri në 175 vjet.

John Demers, një ndihmës prokuror i përgjithshëm, tha në atë kohë se “Julian Assange nuk është gazetar”.

Assange ndërkohë po qëndron në paraburgim nga autoritetet britanike deri në pritje të apelit.

Këtë javë 24 organizata, përfshirë Human Rights Watch, Amnesty International USA dhe Reporters Without Borders, e nxitën Biden-in që të heqë dorë nga çështja.

“Gazetarët në botimet kryesore të lajmeve flasin rregullisht me burime, kërkojnë sqarime ose më shumë dokumente dhe marrin dhe botojnë dokumente që qeveria i konsideron sekrete”, thanë ata në një letër të hapur.

“Sipas mendimit tonë, një precedent i tillë në këtë rast mund të kriminalizojë në mënyrë efektive këto praktika të zakonshme gazetareske”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore