Shqipëria

Xhaçka: Reformim në shërbimin e konsullatave


Olta Xhaçka, ministria e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, është shprehur në një konferencë për media, që ministria duhet të shkëlqejë në çdo drejtim sepse është shëmbëlltira e shtetit shqiptar në sytë e të huajve ndaj do të punohet në reformimin e shërbimit diplomatik.

Gjithashtu ministrja tha që duhet të punohet shumë për të kapërcyer barrierat si dhe shumë punë në integrimin evropian.

Rutina është një problem i madh. Duhen kapërcyer barriera të reja, punë të reja siç është puna me integrimin evropian dhe në këtë drejtim që është prioriteti numër një  jam e njohur edhe si anëtare e kabinetit që puna ka qenë shumë intensive. Kryenegociatori duhet të marrë jo vëtëm përgjegjësinë që ka, por edhe mbështetjen e plotë nga gjithë zinxhiri i punës integrimit”.

Ajo tha që do të krijojë një grup  pune me ambasadorët me përvojë për të bërë  një sërë hapash  të mëtejshëm për reformimin e shërbimit diplomatik dhe u shpreh që do “të ftojë të gjithëve të japin idetë ”.

Dixhitalizimi i shërbimeve për shqiptarët jashtë atdheut duhet ketë rritje sasiore dhe cilësore.

Xhaçka ceku edhe punën e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së dhe uljen e Shqipërisë për herë të parë në Këshillin e Sigurimit pas një viti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore