Lajme

9 të vdekur e 27 të plagosur – Çmenduria amerika për “mass shooting” spo njeh kufij


Vetëm 24 orë kanë mjaftuar dhe nëntë persona kanë mbetur të vrarë e 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas tre sulmeve radhazi në Amerikë në tre qytete të ndryshme.

SHBA-të po tronditen përtej kufijve të imagjinueshëm nga ngjarje të këtilla kaq të rënda, ku theksi po vendoset më shumë se kurrë mbi ligjin e armëve dhe ndalimin potencial të tyre.

Fillimisht, nata e të shtunës pa tre të vrarë në një prej zonave më të populluara të Philadelphias.

Mëngjesi i të dielës më pas, në dy sulm të ndryshme në Tennessee dhe Michigan, pa gjashtë të vdekur dhe 17 të plagosur.

E gjithë kjo, pas situatës kaotike të muajit të shkuar, mbi të gjitha për sulmet në masë të ndodhura në Buffalo të New York-ut apo Uvalde të Texas-it.

Ngjarja në Philadelphia, fatmirësisht u ndalua të përshkallëzohej edhe më tej, pasi patrulla të Policisë ndodheshin në zonë dhe arritën të ndërhynin në kohë. Megjithatë, nuk u shmangën tre viktima dhe disa të plagosur.

Nga ana tjtër, ngjarja në Tennessee ndodhi pranë një klubi nate në Chattanooga, në orët e para të mëngjesit amerikan. Tre persona u vranë aty dhe 14 të tjerë u plagosën me plumba apo u dëmtuan përgjatë kaosit.

Ngjarja tjetër, pak minuta larg në distancë me atë në Tennessee, ndodhi në Michigan, kur në orën 2:30 të mëngjesit, u raportuan të shtëna në zonë dhe më pas dy burra  një grua, u gjetën të vdekur.

Dy të plagosur të tjerë u plagosën dhe morën mjekimin e nevojshëm.

Në vetëm 24 orë kohë, SHBA-të panë sërish tre sulme të përgjakshme në rrugët e tyre.

Ajo çfarë po ndodh, nga të shumtë është cilësuar si një çmenduri më vete, teksa shteti i njohur si edhe më demokratiku në botë, po përballet me një sfidë të vërtetë mbi politikat që duhet të ndjekë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore