Covid 19

9 milionë doza shtesë vaksinash për BE-në


Pas vonesave të mëdha të dorëzimit të vaksinave dhe diskutimeve midis prodhuesve farmaceutikë të vaksinave AstraZeneca dhe Komisionit Evropian (KE) situata po zhbolloket.

Brukeli zyrtar njoftoi më 31 janar se do të merrte 9 milionë doza vaksinash më shumë sesa pritej.

Më 1 janar Pfizer dhe BioNTech njoftuan se do të përshpejtonin dërgesat në Bashkimin Evropian (BE). Ata premtuan se do të jepnin 75 milionë doza shtesë gjatë tremujorit të dytë.

Agence France-Presse (AFP) ka raportuar më 31 janar, se 2.2 milionë njerëz kanë ndërruar jetë nga SARS-CoV-2 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019. Më shumë se 102 milionë raste  janë diagnostikuar me COVID-19.

Presidentja i KE-së, Ursula Von der Leyen, tha se gjatë muajve shkurt dhe mars do hasnim një “fazë të vështirë” për furnizimin me vaksina.

Von Der Leyen shkruan në Twitter se BE-ja vazhdon të synojë të vaksinojë  70% të të rriturve deri në “fund të verës”.

BE-ja ka autorizuar deri më tani tre laboratorë: BioNTech-Pfizer që nga 21 dhjetori 2020, Moderna-n që nga 6 janari 2021 dhe AstraZeneca-n që nga 29 janari.

AstraZeneca njoftoi më  31 janar, se do të rrisë  shpërndarjen e vaksinave  me 30% të sasisë, në tremujorin e parë. Në total BE ka porositur 600 milionë doza vaksina.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore