Shqipëria

Greva në Rinas/Kërkesat e 65 kontrollorëve për ministren Balluku


Një prej punonjesve tё AlbControl pjesёmarrёse nё grevё, ka treguar për mediat kërkesat e kontrollorёve tё aeroportit “Nёnё Tereza” për ministren Belinda Balluku dhe qeverinë.

Kontrollorja pretendon se dje ka nënshkruar formularin e paaftësisë në punë, ndёrsa thekson se dhe ёshtё shkarkuar nga puna.

Sipas saj, kërkesa e parë dhe e panegociueshme është kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror qё u shkakruan dje në punë.

Kontrollorja ka theksuar si kёrkesё tё dytё skemёn e kompetencës.

“Kam plotësuar gjithë formularin ashtu siç duhet bërë. Në rast kur unë nuk e plotësoj, dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milionё lekë. E plotësova në fund të turnit”, u shpreh ajo.

Kёrkesё e rёndёsishme ishte dhe zgjidhja e kontratës së punës.

“Duhet të paraqitem për t’a zgjidhur. S’di ç’mund të quhet tjetër shkarkim. Dua të ballafaqohem. Duhet ta heqim këtë pikë”, vijoi kontrollorja.

Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas presin sot një takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë, duke munguar në punë për rreth 30 minuta.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë.

Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror(TIA), njoftoi se kontrollorёt qё operojnё nё Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ishin duke zhvilluar njё grevë.

Shkak i kësaj u shkaktuan vonesa në fluturimet Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë, sipas TIA.

Aegean Airline u detyrua të ulet përsëri në Athinë, teksa operimet rifilluan sërisht në orën 09:55.

Ndërkohë, fluturimi Stamboll-Tiranë do të nisej 40 minuta me vonesë.

Lajm në përditësim

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore