Auto

787 milionë dollarë për General Motors


Anëtarët e Unifor-it ratifikuan një kontratë tre vjeçare me General Motors, kompani automjetesh, e cila përfshin një investim prej 787 milionë dollarë për të filluar ndërtimin e furgonave shpërndarës elektrik  në Asamblenë CAMI në Ingersoll, Ontario.

Në faqen e internetit të Unifor Local bëhet me dije se 88.91% e punonjësve të CAMI-t, votuan në favor të kontratës me General Motors.

Gjatë një deklarate, Mike Van Boekel, kryetar i komitetit kryesor të bisedimeve të Unifor, tha se “jemi mirënjohës ndaj gjithë anëtarëve për solidaritetin”.

Sipas Automative News, faqe dedikuar automjeteve, ratifikimi mbylli një raund të papritur të negociatave duke ndodhur muaj para se të përfundonte kontrata e mëparshme.

Në artikull bëhet me dije se planet e investimit mbi prodhimin e furgonit komercial elektrik EV600 të General Motors do të vonojnë pasi ato varen nga mbështetja e qeverisë.

Presidenti i Unifor, Jerry Dias, ka thënë se planet janë “rezultat i bashkëpunimit me Ontario-n, qeveritë federale dhe General Motors”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore