Jetesë & Stil

77% e studentëve mësojnë nëpërmjet telefonit


Në një raport të fundit nga Qëndresa Qytetare, ku organizata ka kryer  një sondazh me pyetje tek nëntë universitete në vendin tonë, është konstatuar se në mësim onlinë kanë marrë pjesë vetëm 60% e studentëve të pyetur.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 610 studentë, 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre.

Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto e përhershme mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, e cila përllogaritet të jetë mbi 2 milionë euro/ në muaj për 120 mijë studentë.

“Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online. Nga ana tjetër asnjë nga nëntë universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur”, shpjegohet më tej në raportin e Qëndresës Qytetare.

Kjo tregon se pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online, për shkak të mundësive të pakta që kanë  për të  aksesuar. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore