Lajme

70% e popullsisë së 12 shteteve të BE-së, do të vaksinohet deri në mes të korrikut


Komisioneri i Tregut të Brendshëm Evropian, Thierry Breton, tha se deri në mes të korrikut, të paktën 12 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) mund të vaksinojnë 70% të të rriturve.

Komisioni Evropian ka vendosur si objektiv të vaksinojë 70% të popullsisë së saj adulte deri në fund të kësaj vere. Kjo mbështetur tek furnizimi më i madh me doza, e cila përshpejton fushatën e vaksinimit.

“Ne jemi të bindur se do të jemi në gjendje të japim doza të mjaftueshme, por është e vërtetë gjithashtu që u takon shteteve anëtare të organizohen që të jenë të gatshme për këtë,” Breton.

“Sot mund t’ju them se kemi të paktën 12 shtete anëtare që thonë se janë plotësisht të kënaqur me shifrën prej 70%. Ky numër po rritet përditë”.

Breton nuk i identifikoi 12 vendet anëtare ose të thoshte se cilat vende nuk ishin të kënaqura me shifrën 70%.

Njoftimi i javës së kaluar se vendet e BE-së do të marrin 50 milionë vaksina të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech më shumë këtë tremujor, i ka dhënë ekzekutivit komoditet shtesë në synimet e tij të vaksinimit, tha Breton.

Ai tha se ishte gjithashtu i sigurt se AstraZeneca do të jetë në gjendje të prodhojë një sasi prej 70 milionë vaksinash gjatë tremujorit të dytë.

Breton, së fundmi ka shprehur besim të plotë që Evropa do të ketë një sezon turistik veror këtë vit. Kjo, sepse ardhja e vaksinave është e rëndësishme për të siguruar “dritë në fund të tunelit”, përpara sezonit të festave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore