Sport

7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA


3 maji shënon një datë historike në futbollin kosovar. Shtatë vjet më parë Kosova i dha fund izolimit prej 25 vjetësh dhe u bë anëtar i barabartë me shtetet tjera në familjen e madhe evropiane të futbollit, UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e shtëpisë së futbollit evropian.

Më meritori për këtë arritje ishte kryetari i atëherëshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

I pranishëm në kryeqytetin e Hungarisë, Vokrri kishte thënë se më në fund u bë një arritje e madhe për futbollin kosovar.

“Drejtësi e vonuar, por duke marrë parasysh bllokadat që iu vënë Kosovës ne arritëm të pranohemi në UEFA”, kishte thënë Vokrri.

“Momentet brenda kuvendit të UEFA-s, ishin të vështira për shkak të qëndrimit të vendeve tjera, megjithatë ne ia arritëm”, ishin disa nga fjalët e të ndjerit Vokrri.

Anëtarsimi i Kosovës në UEFA ia hapi rrugë ekipit kombëtar, të cilët më pas patën paraqitje të mira në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, edhe ekipeve kosovare iu hap rruga për të qenë të barabarta me ekipet e shteteve tjera evropiane, duke marrë pjesë në kualifikime të garave të UEFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore