Lajme

7 të lënduar në dy aksidente


Ilustrim.

Në mëngjesin e së martës së 17 janarit, dy aksidente kanë ndodhur të njëpasnjëshme.

Njëri aksident ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për Albanian Post e a ka konfirmuar zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Po, sot rreth orës 08:19 është raportuar një aksident trafiku në mes të një kamioni – betonjer dhe kamionete. Aksidenti ka ndodhur në rrugën tranzit në Prizren”, ka thënë Bytyqi për AP.

Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë, nga i cili kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia e Kosovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare,  si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.

Ahmeti, ka theksuar njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore