Shqipëria

7 prill, nis vaksinimi i farmacistëve në Qarkun e Tiranës


“Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës”.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri, njoftoi të martën, se duke nisur nga data 7 prill, radhën për tu vaksinuar e kanë farmacistët në Qarkun e Tiranës

Sipas njoftimit, farmacistë duhet t ëplotosojn një formular online me të dhënat përkatëse. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeP7V-JNwXURa6pm_O-pdDyG9xcH5iexreJLEaZ7JqYMWHatw/viewform?gxids=7628&fbclid=IwAR3ibjTG1RTBl-0sEbX7jAZFfPM7yh9boTXl2BANybvrqad_llr7MeIe_Q0)

“Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit”.

Deri më tani Shqipëria numëron 200 mijë vaksinime, pasi ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë. Në fundjavë pas personelit shëndetësor dhe të të moshuarve ka nisur vaksinimi i gazetarëve, operatorëve dhe policëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore