Lajme

7 kapitenë të FSK-së çertifikohen me notë të lartë në Shqipëri


Forcat e Sigurisë së Kosovës në kuadër të kursit trajnes "Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura" të Republikës së Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj, ka lajmëruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në në kurs trajnues në Akademinë e Forcave të Armatosura në Republikën e Shipërisë, ku edhe 7 kapitenë të FSK-së janë çertifikuar me notë të lartë nga kjo Akademi.

“Edhe një sukses i radhës përkrah vëllezërve e motrave, ushtarakë të Republikës së Shqipërisë”, shkroi Mehaj në Facebook.

“Ky kurs ka për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s”.

Mehaj bën të ditur se në mesin e 30 kapitenëve kursantë, u çertifikuan me sukses të lartë edhe 7 kapitenë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Urime të diplomuarëve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, përfundoi ai.

Gjithashtu ministri kosovar i mbrojtjes bëri të ditur se FSK është duke i zhvilluar kapacitetet e mbrojtjes kibernetike.

“Zhvillimi i kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike është ndër prioritetet tona, kapacitete këto në interes edhe të sigurisë sonë nacionale”.

“Falënderim dhe mirënjohje shumë e lartë për Ekipin e Mbrojtjes Kibernetike 168 të Gardës Kombëtare të Iowa-s për mbështetjen e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike”, shkroi Armend Mehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore