Shqipëria

6 të vdekur, 138 raste me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar gjashtë humbje jete nga coronavirus-i dhe kanë rezultuar pozitivë 138 persona.

Gjatë kësaj dite ka rënë numri i rasteve të reja në krahasim me një ditë parë.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 147 pacientë, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 189 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195 mijë e 436 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 140 qytetarë. Janë kryer mbi 1.4 milionë testime totale dhe 1 mijë e 836 ditore.

Aktualisht janë 5 mijë e 349 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore