6 armë zjarri sekuestrohen për një javë në Prishtinë

SHFLETO

Armët e sekuestruara në Prishtinë

 

Sahide Brati
18.06.2024 14:04
Loading Icons...

Policia e Kosovës, në rajonin e Prishtinës, për një javë ka sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në komunikatën e policisë, njoftohet se janë realizuar 136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 27 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

Përpos kësaj, policia ka ndërmarrë veprime edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Sipas PK-së, për një javë, janë shqiptuar mbi 3 mijë masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Më 26 prill, Policia e Kosovës, gjatë operacionit të koduar “Baroni”, kishte gjetur dy bunkerë dhe armë zjarri.

Për këtë rast ishin arrestuar dy persona, ndërsa i dyshuari i tretë kishte qenë në arrati.

Pas intervistimit ata ishin dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.