Aplikacione

55% e amerikanëve kalojnë kohën në video-lojëra


Me vitin 2020 të konsumuar pothuajse tërësisht nga pandemia COVID-19, më shumë se gjysma e banorëve të SHBA iu drejtuan lojërave për të mbushur kohën.

Sipas rishikimit të ndërmarrjes Nielsen SuperData, 55% njerëzve morën video- lojëra nga mërzia, për t’i shpëtuar botës reale, për t’u shoqëruar , gjatë fazës së parë të bllokimeve.

Twitch dhe Netflix, u bënë një burim i madh argëtimi, po kështu edhe lojërat, veçanërisht për të rriturit.

Sipas SuperData, 66%e konsumatorëve nga 18 në 24 luajtën më shumë lojëra me tastierë, ndërsa 60%luajtën më shumë tituj celularësh.

Në vitin 2020, lojëra si Animal Crossing, New Horizons dhe Among Us u bënë gur kulturor.

Edhe Pokémon Go arriti t’i përshtatet pandemisë dhe të rritet 39% nga viti në vit, falë azhurnimeve të Niantic.

Ndërsa hapësirat fizike u zhdukën, lojërat video u bënë një nga vendet e pakta që njerëzit të kalonin kohë së bashku qoftë kjo për të shijuar koncerte virtuale në Fortnite,

SuperData vlerëson se vetëm lojërat dixhitale fituan 126.6 miliardë dollarë gjatë vitit.

Shifrat mund të mos rriten këtë vit aq shumë sa në vitin 2020, por SuperData parashikon se “zakonet afatgjata të formuara gjatë bllokimit janë këtu për të qëndruar”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore