Sport

53 lëndime, Real Madrid-i humbet Lucas Vazquez-in


Në El Clasico-n e së shtunës, Real Madrid mundi Barcelonën, por humbi një lojtar shumë të vlefshëm të këtij sezoni.

Ai është 29-vjeçari spanjoll, Lucas Vazquez.

Spanjolli u zëvendësua në minutën e 40-të përballë Barcelona-s, pasi pësoi një lëndim pas një ndërhyrje shumë të ashpër nga Busquets.

Edhe pse u mundua shumë, ai e kishte të pamundur të vazhdoj ndeshjen.

Në testet e kryera mëngjesin e sotëm, përgjigja nuk ishte aspak e këndshme për klubin madrilen dhe vetë futbollistin.

29-vjeçari ka lënduar ligamentin e gjurit të majt, dhe do jetë dy muaj së paku jashtë fushave.

Kjo do të thotë që Vazquez humb të gjithë pjesën e mbetur të sezonit dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të rikuperohet në kohë për EURO 2020.

Me Vazquez-in që nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, ndeshja e djeshme me shumë mundësi do të ketë qenë e fundit për të me fanellën mbretërore.

Skuadra e Real Madrid-it këtë sezon ka qenë “e mallkuar” nga lëndimet, me atë të Vazquez që ishte i 53-ti në total për sezonin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore