Muzikë

51 vjet nga lindja e “Hey Jude”, The Beatles në perspektivë


51 vite më parë (26 shkurt 1970), The Beatles publikuan një ndër albumet e tyre më ikonike të të gjithë kohërave (ndërkohë që nuk është e tepërt të thuhet se të gjitha këngët e tyre janë ikona të muzikës), “Hey Jude”.

Edhe pse më shumë se gjysmë shekulli pas, Beatles vazhdojnë të konsiderohen si mbretër, në mos më të mirët e të gjithë kohërave. Muzika e tyre ende këndohet në kore, jo vetëm nga brezi i viteve ‘60-’70, por edhe sot, duke qenë se “e vjetra” është bërë “e reja” e kësaj kohe.

  “Ne po vozisnim nëpër Kolorado, kishim ndezur radion dhe tetë nga 10 këngët kryesore ishin këngët e The Beatles… ‘I Wanna Hold Your Hand’, të gjitha ato të hershme. Ata bënë gjëra që askush nuk i bënte. Akordet e tyre ishin ‘të egër’, thjesht ‘të egër’, dhe harmonitë e tyre i bënin të gjitha të vlefshme. Unë e dija se ata po tregonin drejtimin se ku duhej të shkonte muzika”

Bob Dylan

Albumi mban 16 këngë. Të pakohshme si “Can’t Buy Me Love”, “I Should Have Known Better”, “Paperback Writer”, “Old Brown Shoe” (e vetmja këngë e shkruar nga George Harrison ndërkohë që gjithë të tjerat janë nga dora e John Lennon dhe Paul McCartney), “The Ballad of John and Yoko”, etj.

A e dinit se…?

Albumi do të merrte titullin The Beatles Again, por suksesi që solli Hey Jude, eklipsoi plotësisht idenë paraardhëse dhe kështu u mbivendos.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore