Shqipëria

51-vjeçari shqiptar pranon përfshirjen në rrjetin e kontrabandës së njerëzve


Një burrë shqiptar ka pranuar se është përfshirë në një rrjet kontrabande njerëzish midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka bërë me dije se një varkë u ndalua të largohej nga Belgjika në tetor të vitit të kaluar.

Banet Tërshana, 51 vjeç, ka pranuar se kishte komplotuar për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ose tentative për shkeljen e ligjit të imigracionit.

Shqiptari, nga Harmsworth Crescent në Hove, do të mbahet në paraburgim, ndërsa katër burra të tjerë do të dalin në gjyq pasi mohuan se ishin përfshirë.

Shqiptarët Arsen Feci 44 vjeç nga Broxtowe Street në Nottingham, Jetmir Myrtaj 44 vjeç pa vendbanim, Klodian Shenaj 48 vjeç nga Broxtowe Street në Nottingham dhe irlandezi Desmond Rice 46 vjeç nga Meadowcroft në Aylesbury, i mohuan akuzat.

Ata do të përballen me një gjyq në Nottingham Crown Court më 24 korrik.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore