Sport

50 Cent: “Floyd nuk lexon dot as dy paragrafe…”


Vetëm një ditë mbasi Floyd Mayweather tha se do e luftojë 50 Cent-in, pavarësisht diferencës së madhe në peshë midis tyre, rapper-i amerikan zgjodhi një metodë mjaft të mprehtë dhe fyese për t’iu përgjigjur.

“Ndeshja nuk do të zhvillohet sepse Floyd nuk lexon dot as dy paragrafe të best-seller-it (libri më i shitur) tim për New York Times [me titull: Hustle Harder, Hustle Smarter] në Instagram live”, shkruan në postimin e Instagram-it të tij, të cilin e ka bashkëngjitur me foton e kopertinës së librit të tij.

Kopertina e librit “Hustle Harder, Hustle Smarter” e 50 Cent

Pasi miqësia e tyre përfundoi, hidh-e-prit-jet mes 50 Cent-it – Mayweather-it, kanë vite që vazhdojnë, ashtu si trendi i 50 Cent-it që pretendon se “Mayweather nuk di të lexojë”. Por Curtis Jackson, i njohur botërisht me emrin e tij të artit “50 Cent”, veç faktit se nuk heq dorë nga kjo tallje, ai nuk le asnjë mundësi replikimi t’i shpëtojë.

Në të vërtetë, Jackson nuk është tërësisht pa eksperiencë në boks. Pak e dinë se përpara se ai të hynte në industrinë muzikore të zhanerit ‘rap’, 50 Cent-i ka boksuar. Madje ka fituar disa turne boksi, edhe pse jo profesionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore