Lajme

5 vite në arrati, arrestohet pasi kishte krijuar nje kanal gatimi në Youtube


Sipas një deklarate të policisë italiane, një i person që ishte  i arratisur dhe dyshohet të jetë anëtar i mafias “Ndrangheta” u ekstradua nga Santo Domingo e Republikës Dominikane drejtë Italisë, të hënën në mëngjes.

Marc Feren Claude Biart, ka qëndruar në arrati që nga viti 2014. Ai akuzohej për lidhje me krimin dhe trafikonte lëndë narkotike në favor të klanit “Cacciola” të Ndrangheta-s, grup mafioz i vendosur jashtë Kalabrisë.

Videoja e policisë tregon agjentët e Interpolit që shoqërojnë Biart, nga një kamionçinë në Boca Rica, Santo Domingo, në një aeroplan.

Biart arriti në aeroportin Malpensa të Milanos dhe u shoqërua nga një grup policie në aeroport. Atje, ai dha shenjat e gishtave dhe u mor me vete nga forcat policore.

Sipas deklaratës së policisë italiane, Biart i ishte shmangur policisë për më shumë se pesë vjet pasi u zhvendos nga Kosta Rika në Santo Domingo.

Fati i tij ndryshoi kur i arratisuri së bashku me të shoqën krijuan një kanal gatimi italian në YouTube.

Edhe pse Biart nuk e tregoi kurrë fytyrën, detajet që çoi në identifikimin dhe arrestimin e tij ishin tatuazhet e tij.

Ndrangheta konsiderohet të jetë një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në botë për shkak të kontrollit të pjesës më të madhe të kokainës që hyn në Evropë.

Ajo ka shtrirje në të gjithë botën dhe ka kohë që ka tejkaluar mafien Siçiliane, Cosa Nostra, si organizata më e madhe mafioze e Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore