Përballje

5 vite më pas…


Për herë të parë dhe të fundit, Manchester City arrinte gjysmëfinalet e Champions League në sezonin 2015/16.

Pesë vite më pas, për herë të parë me Guardiola-n, qytetarët ja dalin mbanë përsëri.

Nuk ishte e lehtë, por sipërfaqësisht nuk ishte as e vështirë.

Dy fitore me rezultat identik në dy ndeshjet çerekfinale, 2-1 në “Etihad” dhe 1-2 në “Signal Iduna Park”.

Në të dyja ndeshjet, njeriu i njejtë shënoi golin e fitores, super talenti, Phil Foden.

Golin e pjesës së parë të fantazistit 17-vjeçar, Jude Bellingham, që për gati 45 minuta e emëronin Dortmund-in gjysmëfinalist, e zhvlerësuan Mahrez nga penalltia dhe Foden me një goditje shumë të bukur nga vija e zonës.

Një gjysmëfinale e “sheikëve”, mes Manchester City-t dhe Paris Saint-Germain.

Skuadra e Guardiola-s vazhdon ëndrrën për suksesin e katërfishtë këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore