Shqipëria

5 shtetas në pranga, kokainë dhe kanabis në lokal


Policia e Shtetit ka bërë me dije mëngjesin e 18 shkurtit se pesë persona janë vënë në pranga, pasi u konstatuan jashtë orarit të lejuar në ambientet e lokalit, të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge.

“Punonjësit e Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një lokal që qëndronte i hapur jashtë fashës orare, në kundërshtim me masat anti-Covid, ishte përshtatur për shitje dhe konsumin të lëndëve narkotike kokainë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij subjekti”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga shtetasi M.I u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, një peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi M.I, 36 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”. Po ashtu u arrestuan edhe klientët që u gjetën në lokal për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore