Gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë në Shqipëri.
Dy javët e fundit kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Si dhe numri i vdekjeve ka pësuar ulje.
Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 192 pacientë. 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët tre janë të intubuar.
Janë kryer 2 mijë e 862 testime dhe janë shëruar 634 qytetarë.
Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon intensivisht fushata e vaksinimit masiv për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
Deri më tani janë kryer në total 267 mijë e 531 vaksinime.
Fushta e vaksinimit masiv ka filluar më 28 mars.
Gjthashtu mbrëmjen e 12 prillit, kanë mbërritur në Shqipëri 7 mijë e 20 doza Pfizer.
Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389 mijë e 540 doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.
Më 11 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi zgjerimin e fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.
Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Ishull-Lezhë
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë
-
Qëndrimi i Ramës ndaj emisionit italian ‘Report’, Bardhi: Sjellje tipike e njeriut që ka humbur qetësinë
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
Lajmet kryesore
-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë