Shqipëria

5 mijë lekë shpërblim pensionistëve për festat e fundvitit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në një konferencë për mediat, se janë planifikuar 34 milionë dollarë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Secili do të marrë vlerën 5 mijë lekë.

Rama është shprehur se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit, pensionistët do të marrin “një me një” paratë e planifikuara për t’u dhënë si shpërblim.

“Po përgatisim aktin normativ. Dhe pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 milione dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim”, është shprehur Rama.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në qershor të vitit 2020, janë të regjistruar 657.904 pensionistë. Ku 539.289 jetojnë në zonat urbane dhe 118.615 në zonat rurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore