Teknologji

5 libra që Bill Gates rekomandon për sezonin verorë


Shumica e bisedave dhe takimeve këto ditë kanë të bëjnë me COVID-19 dhe mënyrën se si ne mund ta ndalojmë përhapjen e saj. Por gjithashtu pyetja më e shpeshtë është se çfarë po lexoni dhe shikoni – ose sepse njerëzit duan të mësojnë më shumë rreth pandemive, ose sepse po kërkojnë një shpërqendrim. “Unë jam gjithmonë i lumtur të flas për libra të shkëlqyeshëm dhe shfaqje televizive (dhe për të dëgjuar se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë, pasi që unë zakonisht jam në treg për rekomandime).”- shprehu Bill Gates

Themeluesi i gjigantit të teknologjisë Microsoft ka listuar pesë libra në GatesNotes të cilat i rekomandon ti lexoni gjatë sezonit verorë.

“The Choice”, nga  Dr. Edith Eva Eger. Ky libër është pjesërisht një kujtim dhe pjesërisht një udhëzues për të kaluar trauma. Eger ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur ajo dhe familja e saj u dërguan në Aushvic. Pasi i mbijetoi tmerreve të pabesueshme, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara dhe u bë një psikologe. Eksperienca e saj i jep një pasqyrë të mahnitshme dhe mendoj se shumë njerëz do të gjejnë rehati tani nga sugjerimet e saj se si të trajtojnë situata të vështira.- shprehu Bill Gates

“Cloud Atlas”, nga David Mitchell. Ky është lloji i romanit për të cilin do të mendoni dhe flisni për një kohë të gjatë pasi ta keni përfunduar. Komploti është pak i vështirë për t’u shpjeguar, sepse përfshin gjashtë histori të ndërlidhura që ndodhin me shekuj me radhë. Por nëse keni durim për një përrallë vërtet tërheqëse për më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, mendoj se do ta gjeni veten aq të zhytur në të sa isha edhe unë.

“The Ride of a Lifetime”, nga Bob Iger. Ky është një nga librat më të mirë të biznesit që kam lexuar në disa vite. Iger bën një punë të jashtëzakonshme duke shpjeguar se si është në të vërtetë të jesh CEO i një kompanie të madhe. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar njohuri për biznesin ose thjesht një lexim argëtues, mendoj se çdokush do të kënaqej me historitë e tij rreth mbikëqyrjes së Disney gjatë një prej kohërave më transformuese në historinë e saj.

“The Great Influenza”, nga John M. Barry. Tani po jetojmë një kohë të paparë. Por nëse po kërkoni një krahasim historik, pandemia e gripit të vitit 1918 është shumë e përafërt më situatën që ne po ballafaqohemi sot. Barry do t’ju mësojë pothuajse gjithçka që ju duhet të dini rreth një prej shpërthimeve më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. Edhe pse 1918 ishte një kohë shumë e ndryshme nga sot.

“Good Economics for Hard Times”, nga Abhijit V. Banerjee and Esther Duflo. Banerjee dhe Duflo fituan Çmimin Nobel Memorial në Shkencat Ekonomike vitin e kaluar, dhe ata janë dy nga ekonomistët më të zgjuar që punojnë sot. Për fat të mirë për ne, ata janë gjithashtu shumë të mirë për ta bërë ekonomin të kapshme edhe për një person mesatar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore