Shqipëria

5 humbje jete në 24 orët e fundit nga coronavirusi


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), bën me dije, të martën, më 2 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur pesë humbje jete, për shkak të coronavirusit. Dy qytetarë janë nga Tirana, dy nga Mati, një nga Lushnja dhe një nga Tepelena. Këta persona i përkasin grupmoshës 43-87 vjeç.

Janë kryer tre mijë e 856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë.

Raste pozitive janë identifikuar në këto bashki, 199 raste në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga nëntë raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga tetë raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga shatë raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga gjashtë raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga pesë raste në Tepelenë, Cërrik, nga katër raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, tre në Devoll, nga dy raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga një rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, ndër këto 25 ndodhen në terapi intensive dhe 10 pacientë janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 455 qytetarë.

MSHMS-ja, iu ka bërë apel qyetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID. Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë distancimin fizik, të kujdesen për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore